Privatësia
Shkurt dhe qartë: çfarë mbajmë dhe pse.
Çfarë ruajmë
- Emrin, email-in dhe, nëse i shkruan, kompaninë e telefonin — që të dimë kush je dhe të të kthejmë përgjigje.
- Mesazhet që shkëmben me ne, që biseda të vazhdojë aty ku e latë.
- Adresën IP dhe sistemin operativ kur hyn në llogari — për siguri, që të vërejmë hyrje të dyshimta.
Çfarë NUK ruajmë
- Vendndodhjen tënde të saktë — nga IP-ja mbajmë vetëm shtetin, jo qytetin dhe jo koordinatat.
- Historikun e shfletimit, cookie reklamash apo gjurmues të palëve të treta.
- Fjalëkalimin në formë të lexueshme — ruhet i koduar dhe as ne nuk e shohim dot.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh në çdo kohë t'i shohësh, korrigjosh ose fshish të dhënat e tua.
Na shkruaj te info@fieldwo.com dhe e bëjmë
pa pyetje. Të dhënat nuk u shiten dhe nuk u jepen palëve të treta.